“E ka blinduar kryeministrinë”/ Lapaj, pas përplasjeve: Mielli, simbolikë për kartelet e drogës që mbështet qeveria
Kreu i “Shqipëria Bëhet” ka mbajtur sërish fjalë para aktivistëve të tij, pas mbylljes së gjithë fjalimeve në foltoren e improvizuar para sheshit të Kryeministrisë. Lapak tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane. “Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe. E ka blinduar kryeministrinë, por...
Burimi:
sot.com.al