“E gjithë Tirana në rrugë”/ Berisha njofton datën e protestës së rradhës: Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore
Në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi protestën e radhës kombëtare më 22 mars, ditë që përkon me festën e Nevruzit. Berisha tha se kryengritja paqësore, siç i cilëson ai protestat e tjera të opozitës, do të vijojë deri në fitoren përfundimtare. “Më 22 mars e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjitha Tirana në rrugë, vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në fitoren vendimtare”, tha Berisha.
Burimi:
sot.com.al