E enjtja ndez politikën: Shabani përballet me PD, Meta flet për 21 janarin, Balluku dhe Karçanaj në GJKKO

E enjtja ndez politikën: Shabani përballet me PD, Meta flet për 21 janarin, Balluku dhe Karçanaj në GJKKO

Fundi i vitit nuk do të qetësojë politikën. Kjo e enjte pritet të ketë zhvillime të rëndësishme. Së pari, Endri Shabani do të bëjë betimin në Parlament si Avokat i Popullit. Zgjedhja e tij u bë mes debatesh mazhorancë–opozitë. Fillimisht, PD i dha firmat që ai të kandidonte, por në ditët e fundit u tërhoq duke e akuzuar se Shabani po bashkëpunonte me mazhorancën. Votimi i tij në Parlament u shoqërua me vendimin e demokratëve për të ndërprerë çdo diskutim me socialistët në Kuvend. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të jetë në Apelin e GJKKO-së, ku kundërshton vendimin e shkallës së parë për pezullimin nga detyra. Paralelisht, beteja mes palëve vijon në Gjykatën Kushtetuese, por edhe në Kuvend, ku SPAK ka kërkuar autorizimin...