“E djeshmja ishte një ditë e zezë”/ Berisha, deklaratë: Rama, Peleshi dhe haram Begaj u rreshtuan pas Lubisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka konsideruar si ditë të zeza, ditën e djeshme ku Gjykata Kushtetuese shqyrtoi masën e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra me vendim të GJKKO. Sipas Berishës, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që drejtuesit kryesorë të vendit të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese kundër një vendimi gjykate dhe prokurorie, në lidhje me pezullimin e zëvendëskryeministres Balluku, të cilën ai e akuzoi se është kapur në flagrancë për një sërë aferash korruptive. Sipas tij, mbështetja ndaj zëvendëskryeministres lidhet me frikën se edhe ata vetë do të përballen me drejtësinë për çështje të ngjashme. “Dje para shqiptarëve seriali i hajdutëve dhe kryehajdutëve. Edi Rama, Niko Peleshi, haram Begaj u paraqitën në pafytyrësi të plotë para prokurorëve që tju zbatonin ligjit...
Burimi:
sot.com.al