‘E bëri gjak Shqipërinë’/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

‘E bëri gjak Shqipërinë’/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

Sot shënohen 15 vjet nga tragjedia e 21 Janarit, një ngjarje e dhimbshme që la katër qytetarë të vrarë dhe të tjerë të plagosur në kryeqytet. Ndërkohë, debatet mbi drejtësinë për këtë ngjarje vazhdojnë. Në “Real Story” në ABC News, avokati Idajet Beqiri kritikon ashpër SPAK-un, duke theksuar se institucioni ende nuk ka bërë drejtësi dhe është i ndikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. “SPAK end nuk është në lartësinë e detyrës dhe po luan ndjenjat e një populli të tërë. Me atë që Shqipëria është në prag të integrimit në BE. Po e injorojnë këtë çështje jo se janë të paaftë, por se janë të kapur nga ish-kryeministri i vendit, sepse ka ende kontroll mbi SPAK. Berisha i mban të lidhur jo vetëm me dosje,...