E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, hodhi akuza ndaj tij se është pasuruar duke përdorur PD-në. Gjatë një interviste për Top News, Bamir Topi e quajti Berishën një “figurë të amortizuar” dhe bën të njëjtën lojë prej 30 vitesh. Po ashtu, ish-presidenti tha se opozita dhe e djathta shqiptare ka mbetur pa shpresë. “Një figurë e amortizuar nuk jep shpresë. Berisha luan të njëjtën lojë prej 30 viteve, por nuk funksionon më kështu. Opozita ka një varfëri ekstreme të mendimeve, varen plotësisht nga Berisha dhe të djathtët kanë mbetur pa asnjë shpresë, nuk reagojnë pasi lideri ka listën në dorë”, tha ish-presidenti në Top News. Të shtunën e...
Burimi:
javanews.al