Dy shtete shqiptare në Bordin e Paqes/ Pse u zgjodh Shqipëria dhe Kosova? Profesori jep arsyen
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Medlir Mema ka folur këtë të shtunë në nje emision televiziv mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes. Mema vlerësoi pjesëmarrjen dhe mendon se nga ana e Kosovës është edhe më e nevojshme, sepse kërkon të forcojë, sipas tij, legjitimitetin. “Për Shqipërinë dhe për Kosovën sigurisht që është e rëndësishme pjesëmarrja në këtë bord. Sidomos për Kosovën është e rëndësishme, sepse kërkon legjitimitet. Edhe për këtë arsye çdo anëtarësim në çdo lloj organizimi i shton legjitimitet, dhe sidomos kur është i përkrahur edhe nga SHBA. Në këtë kontekst, për Kosovën dhe për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Domethënia sigurisht nuk është rastësi, por SHBA kanë ftuar 50 vende, si dhe Rusinë dhe Kinën. Nuk është një ftesë ekskluzive,...
Burimi:
sot.com.al