“Dy realitete”, Teliti: Meloni ul taksat për të kontrolluar çmimin e karburanteve, Rama shton barrën fiskale mbi…
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ka reaguar mbi politikat e taksave për karburantet, duke vënë në kontrast situatën në Itali me atë në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se, qeveria italiane e drejtuar nga Giorgia Meloni po ndërmerr masa për të ulur barrën fiskale mbi karburantin, me qëllim lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët. Ai thekson se ulja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve bazë për familjet. Në të kundërt, Teliti kritikon qasjen e qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama, duke pretenduar se taksat mbi karburantin vazhdojnë të mbeten të larta dhe përdoren si burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin e shtetit. Deklarata e plotë: DY REALITETE: MELONI UL TAKSAT, RAMA...
Burimi:
sot.com.al