Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka mbledhur këtë të martë, më 7 prill grupin parlamentar. Mbledhja e nisur prej orës 9:30, e drejtuar nga kryeministri dhe kryetari i kësaj force politike Edi Rama, ka zgjatur për afro 1 orë e 30 minuta. Në këtë mbledhje dy ishin porositë kryesore të kryeministrit Rama, që vijnë në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”: Komunikimi me bazën dhe ai publik! Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale për të dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe për t’i qëndruar sa më pranë bazës. Ai gjithashtu i ka lajmëruar deputetët e tij se dhe vetë do zhvillojë së shpejti takime në qytete të tjera të vendit....
Burimi:
javanews.al