Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Dy orë përpara protestës kombëtare të thirrur nga PD-ja, qindra forca policore blindojnë Kryeministrinë
Teksa na ndajnë afro dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, forcat policore janë vendosur përpara Kryeministrisë. Qindra forca policore kanë nisur të pozicionohen, për protestën e sotme. Blutë janë të pajisur me elementët e nevojshëm, teksa kanë spostuar edhe vazot me lule që janë të vendosura në trotuare.