Dy javë luftë e kanë gjunjëzuar Trumpin…
Presidenti amerikan lëshoi të shtunën një thirrje urgjente e të dëshpëruar drejtuar aleatëve ndërkombëtarë për formimin e një koalicioni ushtarak që do të garantonte sigurinë në Ngushticën e Hormuzit. Përmes rrjetit social “Truth”, ai ftoi fuqi si Britania, Franca, Japonia dhe Kina që të dërgojnë anije luftarake për të mbrojtur lëvizjen e lirë të naftës, ndërsa premtoi se SHBA do të merrte përsipër goditjen direkte të kapaciteteve iraniane. Sipas Associated Press, ky mesazh reflektonte një ndryshim të papritur të strategjisë, ku presidenti, i cili dikur premtonte tërheqje nga konfliktet e huaja, tani kërkon përfshirje globale në një zonë tejet të nxehtë. Por pavarësisht ftesës, reagimi i Evropës ishte i ftohtë dhe pothuajse përçmues, duke e lënë Uashingtonin në një izolim diplomatik të paprecedentë. Franca i...
Burimi:
tesheshi.com