Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Dy çuna tezesh drejtojnë Ministrinë e Mbrojtjes, njëri ministër tjetri zv/minister
Çuditë nuk kanë të ndaluar në Shqipërinë tonë. Emërimi i sotëm me firmën e Edi Ramës ka rikthyer në qendër të debatit publik akuzat për nepotizëm në nivelet më të larta të qeverisjes, duke rrëzuar propagandën e vetëm pak ditëve më parë, ku Rama tha se do të ngrinte një komision etike për të shmangur pikërisht këto ndodhi. Por sot Rama e ka bërë nepotizmin me firmën e vet. Bëhet fjalë për emërimin e Andrea Shllakut si zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, me urdhër të Kryeministrit, gjatë ditës së sotme. Andrea Shllaku është emëruar zëvendës i ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu. Megjithatë, ky vendim ka ngritur pikëpyetje serioze, pasi sipas informacioneve të publikuara në disa media dhe verifikimeve të thjeshta publike, Pirro Vengu dhe Andrea...