DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

Pa një skenar të qartë, por me të njëjtat mjete dhe retorikë, opozita shqiptare u rikthye në protestë këtë të diel, më 22 mars, në Tiranë. “Kjo do të jetë kryengritja paqësore e shqiptarëve” – e cilësoi tubimin kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Megjithatë, protesta që zgjati rreth tre orë u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës nuk pati fjalime, por u përsëritën thirrjet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.Marshuesit kaluan përpara disa prej institucioneve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Kryeministria dhe duke vijuar drejt Ministrisë së Infrastrukturës, selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit. Vetëm pak minuta pasi protestuesit mbërritën pranë Kryeministrisë, nisën përplasjet e para. Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe mjete...