Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
DW: 5 orët në Kuvend pa vendim për Ballukun
DW: 5 orët në Kuvend pa vendim për Ballukun Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria. Balluku mungon në takim Në të njëjtën kohë kur drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, së bashku me dy prokurorët e çështjes, ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit për të paraqitur kërkesën për autorizimin e masës së arrestit, zv.kryeministrja Belinda Balluku merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë. Takimi i Këshillit të Mandateve u zhvillua me dyer të mbyllura, me argumentin...