Durrësi i përmbytur/ Rama nxjerr pamjet: Plehrat kanë taposur grykat e kanaleve, s’kanë arritur dot në det
Teksa Durrësi po përballet me situatë problematike për shkak të përmbytjeve, vjen një reagim sërish nga kryeministri Edi Rama. Në X kryeministri shkruan se qytetarët i hedhin vend e pa vend mbeturinat, dhe kanalet bllokohen, duke sjellë sipas tij përmbytjet. “Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë… *Shkozet”, shkruan Rama. Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër...
Burimi:
ntv.al