Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Durimi mbaroi”, alarmon Hoxha: Politika e kapur nga krimi rrezikon Shqipërinë dhe..
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, në një postim në Facebook, paralajmëroi se korrupsioni politik nuk është thjesht një plagë e sistemit, por mekanizmi që ka kthyer të keqen në normalitet. Ai theksoi se shqiptarëve për vite me radhë u është kërkuar durim në emër të tranzicionit, por sot është e qartë se ky tranzicion nuk po mbyllet sepse u përmbush, por për shkak të një mashtrimi që ka arritur kufirin e vet. Hoxha nënvizoi rrezikun që politika e kapur nga krimi dhe korrupsioni paraqet jo vetëm për brendësinë e vendit, por edhe për pozicionin strategjik të Shqipërisë në rajon. Ai theksoi se pastrimi i politikës nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri, pavarësisht frikës që shkakton te ata që kanë përfituar prej saj....