“Durana Park, një skemë mashtrimi”, Shehaj nxjerr foton në Kuvend: Realiteti është një fushë me lopë!

“Durana Park, një skemë mashtrimi”, Shehaj nxjerr foton në Kuvend: Realiteti është një fushë me lopë!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se Durana Tech Park është një skenë mashtrimi nga ana e qeverisë për të favorizuar biznesmenët e afërt me qeverinë. Ai nxori një foto në Kuvend, duke thënë se nga një projekt me vizion i shumë reklamuar nga qeveria, tani është një “fushë me lopë”. Ai theksoi se pasi dështuan ta bënin këtë projekt fizikisht, kaluan virtualisht. Sipas Shehajt, një muaj përpara Ermal Beqiri, emri i të cilit doli në dosjen e AKSHI-t, krijoi një shoqëri me disa biznese, që sipas tij, u regjistruan në Durana Park. Nga 46 biznese të regjistruara, tha Shehaj, 2/3 ishin të Beqirit. “Ju u premtuat qytetarëve e se për këtë qëllim duhet t’u premtojmë investitorëve të huaj e vendas se ata nuk...