Durana është përdhunim i sistemit fiskal
Durana është përdhunim i sistemit fiskal Klodian Tomorri Terry Pratchet, një komedian shumë i njohur anglez, dikur pati bërë një shaka gjeniale me thënien e famshme të Benjamin Franklinit. “Ai tha se janë taksat dhe vdekja. Por vdekja nuk të ndodh çdo vit.” Njerëzit i urrejnë taksat dhe sipas fuqisë që kanë bëjnë gjithçka për t’i shmangur ato. Për shembull një biznesmen i vogël mundohet të fshehë ndonjë shitje. Një biznesmen më i madh mund të korruptojë inspektorin e taksave. Ndërsa, një kryeministër ka fuqinë, që t’ia heqë taksat vetes. Në vitin 2019, qeveria shqiptare miratoi përmes maxhorancës në Parlament një ligj, i cili ulte tatimin mbi fitimin e kompanive të IT-së, që merreshin zhvillimin e softwareve, në 5 për qind nga 15 për qind...
Burimi:
sot.com.al