“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

Analisti Mentor Nazarko komentoi rolin e Presidentit amerikan Donald Trump në raport me interesat shqiptare. I ftuar në emisionin “Off the Record”, Nazarko u shpreh se Shqipëria ka një “borxh menaxhimi” ndaj aleatëve dhe organizatave shumëkombëshe, sidomos në kontekstin e vendimeve të ndjeshme si pranimi i iranianëve të MEK, që sipas tij e kanë ekspozuar vendin në arenën ndërkombëtare. Në analizën e tij, ai sugjeroi se Trump, edhe për shkak të background-it të tij si ndërtues dhe sipërmarrës, ka pasur ndërveprime konkrete me shqiptarët, duke lënë të kuptohet për një interes të drejtpërdrejtë në rajon. “Ky Trump interesave shqiptare u bën mirë apo s’u bën mirë? Të shikojmë edhe ndonjë gjë të mirë të tij, dhe të shohim shpjegimet edhe te arsye të brendshme amerikane,...