“Duhet të kishte dalë më parë”/ Rezoluta kundër Iranit, Meçollari: Rama e bëri që të dëgjojë Trump, s’ka asnjë vlerë
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare Artur Meçollari komentoi rezolutën e miratuar ditën e sotme nga Kuvendi që e shpall Iranin vend sponsor të terrorizmit. Sipas tij, lëvizja e kryeministrit Rama bëhet vetëm për të tërhequr vëmendjen e presidentit të SHBA-ve dhe nuk ka asnjë rëndësi. “Kjo rezolutë duhet të kishte dalë kohë më parë, në moment që doli nuk asnjë efekt si për Iranin ashtu edhe për Shqipërinë, Irani në gjendjen që është s’i dëgjon fare zilet e Shqipërisë. Rama e bëri këtë që të dëgjojë SHBA, e bëri këtë që kur mbase i vete ndonjë raport ditor Trumpit ose Rubios mbase i vete një vijë që Shqipëria shpalli Iranin shtet terrorist. SHBA sot po tentojnë të eliminojnë Gardën Kombëtare, çfarë vlerë ka që e shpalle...
Burimi:
sot.com.al