“Duhet ta frenojmë këtë njeri”/ Alizoti reagon ashpër: Arroganca e Ramës në rangje psiqike

“Duhet ta frenojmë këtë njeri”/ Alizoti reagon ashpër: Arroganca e Ramës në rangje psiqike

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti komentoi sot situatën në vend përmes disa prej zhvillimeve të bujshme që kanë ndodhur së fundmi. I ftuar  në një studio televizive Alizoti akuzoi kryeministrin Edi Rama për arrogancë në të gjitha nivelet, që sipas tij ka sjellë dëme të mëdha për Shqipërinë. Alizoti theksoi se në vend nevojitet një analizë e gjerë dhe një mënyrë për të frenuar sa më parë Edi Ramën. “Tani kam bindjen që të gjithë shqiptarët dhe ata që na shohin dhe ata që nuk na shohin do e dinin përgjigjen që këto gjëra nuk ndodhin jo më në Gjermani, por dhe në vendet të Europës lindore, as në Ballkan që është pak më i ngjashëm me ne. sepse edhe në Shqipëri kryeministrat e tillë që...