“Duhet durim. Edhe mund ta japë”, kryebashkiaku i Lezhës paralajmëron dorëheqjen e Ballukut…

“Duhet durim. Edhe mund ta japë”, kryebashkiaku i Lezhës paralajmëron dorëheqjen e Ballukut…

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka komentuar sot zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te kërkesa e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Balluku do të japë dorëheqjen, duke shtuar se kjo mbetet një mundësi e hapur. “Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen? Duhet durim. Edhe mund ta japë. Kam informacion që ajo e ka kërkuar disa herë dorëheqjen,” deklaroi Ndreu. Ai theksoi gjithashtu se një nga problematikat kryesore lidhet me mënyrën e aplikimit të masave të sigurisë, duke lënë të kuptohet se arresti mund të përdoret si mjet presioni politik. Ndreu ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhë në rast...