“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “Partia Demokratike po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar”. “Partitë politike, qeveria dhe opozita, njëra flet për Ballukun, imunitetin e Ballukut, AKSHI-n, aksidentet që po i ndodhin me drejtësinë, me kryebashkiakët… Partia Demokratike merret se si t’i qepi një tjetër kostum Berishws. Të dyja partitë politike i kanë aksidentuar shqiptarët, i kanë çuar në kanal, ia kanë ulur kokën. Unë mendoj që duhet t’i kthejmw sytë nga qeveria, nga keqqeverisja. Jemi në mandatin e katërt. Njerëzit nuk po çojnë dot fundin e muajit në shtëpi. Kanë qindra probleme. Kostot e jetesës janë rritur dhe ne merremi me kërthizën e Gaz Bardhit dhe të Partisë Demokratike....