“Duan ta quajnë marina e Dubait, dhe quhet marina e Durrësit”/ Gazetari: Po asgjësojnë portën kryesore, që…

“Duan ta quajnë marina e Dubait, dhe quhet marina e Durrësit”/ Gazetari: Po asgjësojnë portën kryesore, që…

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se projekti për zhvendosjen dhe transformimin e Portit të Durrësit po e dëmton një nga asetet më të rëndësishme strategjike të vendit, duke iu referuar konferencës së Ramës me gazetarët. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se qeveria po e çon drejt shkatërrimit portin aktual, i cili sipas tij është një nyje e rëndësishme që lidh rajonin me tregjet dhe korridoret detare drejt Detit të Zi. Sipas Hoxhës, në vend që të ndërtohet një port më i madh dhe më i fuqishëm, projekti i ri parashikon një port më të vogël se ai ekzistues. Ai shtoi se tenderi për projektin i është dhënë një konsorciumi me interesa ruso-greke, gjë që sipas tij ngre pikëpyetje për rëndësinë strategjike të këtij aseti....