“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor
Reforma Territoriale ka rikthyer përplasjet politike në Kuvend duke hapur një debat të fortë mbi mënyrën se si do të riorganizohet pushteti vendor në Shqipëri. Bledion Nallbani, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se mazhoranca synon ndërhyrjen në pushtetin vendor. “Ne ende nuk e kemi filluar diskutimin teknik në komision. Kemi bërë vetëm një takim të përbashkët të komisionit të reformës. U diskutua përsa i përket pjesës së ekspertëve që do të ketë në mbështetje komisioni edhe gjithë stafit mbështetës. Kemi ditën e mërkurë një takim të komisionit të reformës, ku do të përcaktohen edhe nominalisht ekspertët, por edhe do të miratohet dhe plani i punës së reformës. Nuk kemi hyrë në diskutime teknike,...
Burimi:
javanews.al