“Drekë sekrete me gjeneralin amerikan”/ Ish-deputeti zbulon prapaskenat: Ja pse u shkarkua Spiropali nga Edi Rama
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi pretendon se ka ndodhur një takim në Durrës, mes një gjenerali të Marinës së SHBA-së në 10 shtator me dy ministrat e kohës në qeveri, Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali. Murrizi ka deklaruar se gjenerali amerikan i ka dhënë një mesazh kryeministrit Rama, në lidhje me ndërtimin e Porto Romanos. Sipas tij, ushtaraku i SHBA-së ka kërkuar që ky port i rëndësishëm i NATO-s, nuk mund t’i jepet Rusisë. “Sipas informacioneve që kam, më 10 shtator një gjeneral i madh i marinës erdhi me fregatë nga Deti Baltik dhe thirri në një drekë ministrin Pirro Vengu, dhe dy dëshmitarë, Maznikun dhe Spiropalin. Dhe kjo është arsyeja që është hequr ajo. Mesazhi ishte: thuajini atij burrit që nuk na kalon dot...
Burimi:
sot.com.al