Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata
Në forumin e Mastrihtit, drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit. “Mendoj se lufta në Ukrainë shënoi vërtet një pikë kthese në përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Vini re ritmin me të cilin po ecin Mali i Zi dhe Shqipëria. Po bëhet përparim, që është vërtet i paprecedentë. Në Shqipëri, ne shkuam nga zero në hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave. E bëmë këtë në pak më shumë se një vit. Mali i Zi ka mbyllur më shumë kapituj në gjashtë muajt e fundit sesa në dhjetë vitet e fundit. Kjo shpejtësi është vërtet e paimagjinueshme, sidomos kur kupton pritshmëritë që ka në atë vend, se mund të jenë në gjendje...
Burimi:
javanews.al