Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike
Drejtorët e 20 institucioneve të vuajtjes së dënimit në vendin tonë sot përzgjidhen pa konkurs dhe përmes një procesi të mbyllur. Deri disa vite më parë, emërimi i tyre bëhej përmes një gare, por kjo mënyrë nuk u aplikua më pas. Aktualisht, përzgjedhja kryhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili propozon emrin te Ministri i Drejtësisë. Problemi kryesor mbetet mungesa e kritereve specifike. Për të drejtuar një burg kërkohen pothuajse të njëjtat kushte si për një nëpunës të zakonshëm të administratës publike. Pra, mjafton të kesh përfunduar arsimin e lartë dhe të mos jesh i dënuar më parë, apo në proces hetimi ose gjykimi, për të drejtuar një institucion të vuajtjes së dënimit. Sot, lista e drejtorëve të burgjeve përbëhet nga emra që...
Burimi:
javanews.al