Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shkarkimi i saj ka ardhur për shkak të performancës së dobët në drejtimin e institucionit. Në vend të Bellos, në krye të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës është emëruar Agron Nuredinaj, i cili ka marrë detyrën. Ndërkohë, Ina Bello është transferuar në Tiranë, si inspektore e tatimeve.