Drejtoresha e re e KESH përfundon nën kontrollin e SPAK, intensifikohen hetimet ndaj Ballukut, agjentët e BKH…

Drejtoresha e re e KESH përfundon nën kontrollin e SPAK, intensifikohen hetimet ndaj Ballukut, agjentët e BKH…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka intensifikuar hetimet për dosjen “Balluku”, zëvendëskryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, në hetim për 7 lote të Unazës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë. Gjatë ditës së djeshme, me vendim të GJKKO-së, janë bërë rreth 35 kontrolle, objekt i të cilave kanë qenë kompanitë e biznesmenëve të cilët kanë fituar tenderë të rrugëve me vlerë miliona euro, që SPAK po i heton, si dhe zyrtarë të institucioneve në varësi të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës që drejton Belinda Balluku. Ende nuk dihen emrat e të gjithë personave, zyrtarë apo biznesmenë, të cilëve u janë bërë kontrolle në subjektet e tyre apo në banesa. Mësohet se kontrollet janë shtrirë te...