‘Drejtësia sot është si qeveria shqiptare e 92-it’, Rama: E dija se kjo reformë do të bëhej mbi ‘gjakun’ tonë

‘Drejtësia sot është si qeveria shqiptare e 92-it’, Rama: E dija se kjo reformë do të bëhej mbi ‘gjakun’ tonë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Reforma në Drejtësi sot është si qeveria shqiptare e vitit 1992. Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se e dinte që reforma në drejtësi do të kishte rrugë të gjatë dhe do të bëhej mbi ‘gjakun’ e socialistëve. Mes të tjerash ai ironizoi dhe PD-në. “Ku janë sot ata që kanë dalë të pafajshëm. E dini ku janë? Një pjesë e madhe të tyre e kanë lënë punën në shtet, ose vazhdojnë por nuk firmosin më asnjë copë letër. Nga frika dhe disa kurohen nga psikologët. Ça ka fituar këtu drejtësia dhe ky shtet që për hir të së vërtetës si ka burimet njerëzore sa të Kinës, por i ka të kursyera dhe do të...