“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës u ndal te reforma në drejtësi, pavarësia e saj dhe procesi i riorganizimit të PS-së në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Ai e cilësoi këtë periudhë si historike, duke theksuar se historia do të mbajë mend vetëm një emër: Partinë Socialiste të Shqipërisë. Rama tha se drejtësia është e pavarësuar dhe se mazhoranca nuk ka kapacitet të ndërhyjë në zinxhirin e sistemit gjyqësor. “Ne nuk kemi kapacitetin të ndërhyjmë në këtë zinxhir. Askush nuk mund të tregojë fakte se pushteti politik dhe pushteti ekzekutiv apo legjislativ lidhen me proceset e brendshme të sistemit të drejtësisë. Sot mund të thuhet gjithçka, por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë....