Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Drejtësia po i shërben opozitës”, Beqiri: SPAK nuk duhet të bëhet vegël e një misionari të Serbisë
Mbledhja e Këshillit të Mandateve në kuvend për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë është shtyrë për një datë tjetër. Në mbledhjen e sotme, avokati i zv.kryeministres Balluku kërkoi më shumë kohë për njohjen me materialet e paraqitura nga SPAK. Organi i akuzës u përfaqësua në Këshill me kreun e SPAK Klodian Braho dhe dy prokuroret e çështjes, ndërsa zv.kryeministrja me avokatin e saj. Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se veprimet e SPAK janë të papranueshme dhe jashtë standardeve ligjore. Sipas tij, një pjesë e prokurorëve të SPAK po veprojnë në mënyrë të paskrupullt dhe po diskreditojnë sistemin e drejtësisë, duke i shërbyer interesave politike të opozitës. Në deklaratën e tij, Beqiri u shpreh se SPAK nuk duhet të kthehet në vegël politike në...