Drejtësia nën presionin e parave, tre persona përfundojnë të dënuar (Emrat)

Drejtësia nën presionin e parave, tre persona përfundojnë të dënuar (Emrat)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë tre persona, Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Me vendimin e datës 5 shkurt 2026, gjykata vendosi: Musa Gjikola u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit burg. Erjon Dani u shpall fajtor për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe u dënua përfundimisht me 2 vite burg. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Vilson Roçi u dënua për dy episode...