“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, Begaj në hapjen e vitit gjyqësor: Të ndalen zvarritjet procedurale

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, Begaj në hapjen e vitit gjyqësor: Të ndalen zvarritjet procedurale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri gjyqësor, duke përkujtuar 10-vjetorin e reformës në drejtësi dhe sfidat e sistemit gjyqësor. “Hapja e vitit gjyqësor nuk përfaqëson vetëm një kalendar pune, por shënon hapjen e një kapitulli të ri të së drejtës. Dhjetë vjet pas reformës, rezultatet janë të dukshme. Shumica e qytetarëve besojnë se epoka e pandëshkueshmërisë ka nisur të marrë fund,” tha Begaj. Ai theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, por me përgjegjësi: “Pavarësia e drejtësisë është gur themeli i patjetërsueshëm. Nuk duhet kuptuar vetëm si ndarje formale nga pushteti politik, por duke garantuar drejtësi efektive. Nuk duhet të kthehet në vetëizolim institucional apo mungesë llogaridhënie. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rol...