“Drejtësi me Regji”/ Reagon Meta pas dërgimit të çështjes për gjykim
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga pas vendimit të GJKKO-së për të dërguar për gjykim, çështjen e tij dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi. Në një reagim në Facebook, Meta theksoi se drejtësia në Shqipëri funksionon me regji dhe se procesi i sotëm nuk bën përjashtim. Ish-presidenti shkruan se nuk është i çuditur nga bllokimi recidivist i integrimit europian nga Edi Rama, i cili sipas tij, ka tmerr edhe nga drejtësia e tij. “Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë. Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”.Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë...
Burimi:
ntv.al