Drejtësi e re, sëmundje të vjetra
Drejtësia e re lindi si premtim mesianik. Sot ngjan me një repart kozmetik për një sistem të kalbur. Për qytetarin, ligji është peshore; për pushtetin, ai është llastik. Realiteti na përplas fytyrës të njëjtën sëmundje: standardin e dyfishtë. Kodi Penal shërben si libër lutjesh për të varfërit dhe si menu dëshirash për të fortët. Dosja “Meta” është kryevepra e këtij teatri. SPAK dhe GJKKO mbajnë të veshur rrobën e rëndë të ligjit, por poshtë saj fshehin “nallanet” e vjetra të nënshtrimit. Seancat shtyhen me lehtësi pushimesh verore. Një herë mungon avokati, një herë tjetër ligji duhet të presë radhën e audiencës televizive. Mendoni pak për një qytetar që vjedh për mbijetesë. Sikur ai të kërkonte shtyrje gjyqi për shkak të orarit të punës apo telenovelës...
Burimi:
tesheshi.com