Drafti i PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Bardhi: Propozim i njëanshëm, dhunë ndaj pakicës parlamentare
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar draftin e propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. PD i cilëson ndryshimet e propozuara nga mazhoranca si të njëanshme dhe të pakonsultuara me pakicën parlamentare. Bardhi thotë se ky veprim është një dhunim i të drejtës së opozitës për tu shprehur për rregullat e bashkëjetesës parlamentare. Në reagimin e tij ai shkruan se PD-së po i pamundësohet ushtrimi i rolit të vet politik në këtë shoqëri demokratike. “Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike. Rregullorja e Kuvendit është ligji që garanton bashkëjetesën e të gjitha forcave politike brenda institucioneve demokratike, përcaktuar në mënyrë konsensuale dhe tashmë me rregulla...
Burimi:
sot.com.al