“Draftet e ligjeve europiane miratohen, nuk diskutohen”, Rama: Takime çdo muaj! 83 mandatet na imponojnë zbatimin e reformave

“Draftet e ligjeve europiane miratohen, nuk diskutohen”, Rama: Takime çdo muaj! 83 mandatet na imponojnë zbatimin e reformave

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste hapi sot vitin e ri kuvendor në një mbledhje ku mbajti fjalën Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e procesit të negociatave për ligjet europiane dhe rolit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se draftet ligjore, pasi negocohen me Komisionin Europian dhe imponohet qeverisë, duhet të miratohen në Parlament dhe jo të diskutohen, duke nënvizuar se çdo hap drejt integrimit kërkon fokus dhe përkushtim. Kryeministri vuri theksin te rëndësia e përfshirjes së grupit parlamentar dhe informimi i deputetëve gjatë gjithë procesit, si dhe te modernizimi i administratës së Kuvendit dhe transformimi teknologjik për të përmirësuar funksionimin e institucionit. Fjala e Ramës: Negociatat mbi një...