Draft-raporti i PE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz, duhet adresuar në të gjitha nivelet
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft-raport për Shqipërinë për vitin 2025. Në projekt rezolutë vlerësohet progresi i arritur në procesin e integrimit, por edhe duke theksuar qartë fushat ku kërkohen reforma më të thella dhe rezultate konkrete. Projekt-rezoluta konfirmon avancimin e vendit në hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave, ndërsa nënvizon se rruga drejt mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027 do të varet nga zbatimi real i reformave në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e medias dhe reformat socio-ekonomike. Më poshtë projekt-rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë: 1-Përshëndet angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë ndaj integrimit evropian, të bazuar në konsensusin e të gjitha forcave politike dhe mbështetjen dërrmuese të qytetarëve,...
Burimi:
vizionplus.tv