Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Dosjet e Portit të Durrësit dhe Porto Romanos do të tregojnë…’, gazetarja: SPAK ka prokurorë që nuk kanë frikë
Dosja e radhës që pritet të trondisë opinionin publik, do të jetë Porti i Durrësit dhe Porti i Porto Romanos, dy pikat strategjike që do t’i shërbenin grupeve kriminale për kalimin e drogës. Kështu deklaroi në një studio televizive, moderatorja e emisionit, gazetarja Anduena Llabani e cila tha se ka dyshime që do të fitoheshin nga kartelet e krijuara nga shqiptarët në bashkëpunim me kartelet e njohura të Meksikës. “Një deep state tjetër mendohet të jenë projektet e Portit të Durrësit dhe Porti i Porto Romanos”, u shpreh ajo. Më tej, Llabani tha se është një trupë e caktuar për mbrojtjen fizike të prokurorëve të SPAK. “E gjithë godina e SPAK është e monitoruar dhe e kontrolluar, që nga zarfet dhe deri tek makinat që...