“Dosjet e Ballukut, nxorën fytyrën e hajdutit”/ Berisha: Rama thotë s’ka prova për Lubinë por…

“Dosjet e Ballukut, nxorën fytyrën e hajdutit”/ Berisha: Rama thotë s’ka prova për Lubinë por…

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga konferenca e radhës për mediat ditën e sotme, kryeministrin Edi Rama se qëndron pas të gjitha aferave korruptive me “presto nome”, bashkë me zëvendësen e tij Belinda Balluku. Ai u shpreh se abuzimet nisin që me inceneratorët në vend, për të vijuar te Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe dhe së fundmi ajo e AKSHI-t, që e cilësoi “kopshtin privat” të kreut të ekzekutivit dhe familjes së tij. Deklarata e plotë: “Damkosja e Edi Ramës nga mediat botërore, Kongresi amerikan, Parlamenti Evropian, Asambleja e OSBE-së, e çdo institucion ndërkombëtar botëror. Rama hoqi çdo maskë, ai është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar. E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetëvete nuk...