Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi po bën parashtrimet e tij. Gjykimi ndaj tij po zhvillohet me procedurë të zakonshme. Gjatë fjalës së tij, Malltezi ka theksuar se procesi gjyqësor po përdoret për motive politike dhe se hetimi ka nisur mbi kallëzime të rreme. Gjithashtu Malltezi, i akuzuar për korrupsion pasiv bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ka kërkuar që gjykata të hetojë, sipas tij, një sërë shkeljesh të kryera nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe Taulant Ballës. “Taulant Balla është kallëzues i rremë. Edi Rama në asamblenë e PS kërkoi që SPAK-u të merrej me Sali Berishën. Hidheni në kosh këtë proces politik, mos bini pre e presionit politik, urdhëroni nisje të hetimeve...
Burimi:
javanews.al