Dosja “Meta”/ Seanca e radhës do të vendos nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim! Ja kur do të mbahet
Më 5 mars do të mbahet seanca e radhës ku do të vendoset nëse do të kalojë apo jo çështja e presidentit të PL-së, Ilir Meta për gjykim. Vendimi do të merret nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike. Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin. Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28...
Burimi:
sot.com.al