Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Në seancën për çështjen e Gërdec, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes. Kërkesa u paraqit nga avokati i tij, Henrik Ligori, i cili iu referua një vendimi të Gjykata e Lartë të korrikut 2025. Sipas tij, ekziston papajtueshmëri ligjore që gjyqtari i seancës paraprake të shqyrtojë më pas edhe çështjen në themel. Ligori argumentoi se, nëse çështja do të shqyrtohej nga e njëjta gjyqtare, ekziston rreziku që procesi të kthehet sërish për rishqyrtim. “Ne kërkojmë përjashtimin tuaj nga ky gjykim”, u shpreh avokati në sallë. Nga ana e saj, gjyqtarja Gjoka pyeti nëse palët ishin njohur me një kërkesë të saj për heqje dorë nga shqyrtimi i çështjes, ndërsa mbrojtja konfirmoi se ishte vënë në...