Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Dosja e SPAK/ Si e mori në qafë Rama aventurierin Ergys Agasi
Pa njohjen personale me Edi Ramën, Ergys Agasi do të kish qenë veçse një drejtor i lodhur në skutat e administratës, që përpiqej të bënte ca vota për të mbajtur vendin e punës. Por nën efektin e Ramës që shpesh i ka shfrytëzuar të dehurit nga pushteti, Agasi u shndërrua në një kamikaz në shërbim të kryeministrit që sot po i bën llogaritë me drejtësinë. Ka disa momente në dosjen hetimore të SPAK për skandalin e fondeve të AKSHI-t, kur Ergys Agasi bisedon vetëm për vetëm në zyrë me Ermal Beqirin, ortakun e besuar, me të cilin ndan çdo punë dhe të dy bashkë zhvasin dhjetëra miliona euro me tendera fiktivë. Bisedat janë të regjistruara në video në kompjuterin e Agasit, por në versionin e...