Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjyqtari Ilir Panda do të jetë relatori i çështjes së ish-ministres Belinda Balluku në Gjykatën e Lartë. Balluku ka bërë rekurs kundër masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit”. Kujtojmë se të hënën, Gjykata e Posaçme e Apelit mbajti një seancë për masën e “pezullimit nga detyra”. Pavarësisht se Balluku nuk ushtron më asnjë detyrë në pushtetin ekzekutiv, masa u la në fuqi, ndërsa avokati i saj kërkoi pushimin e çështjes. Po ditën e djeshme, Partia Socialiste doli me një qëndrim zyrtar mbi çështjen, pas afro 3 muajsh nga kërkesa që Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion i ka bërë Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, u prezantua raporti final i pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve. Mazhoranca e refuzoi kërkesën e SPAK-ut...