“Dosja e AKSHI-t, miliona euro të vjedhura”/ Berisha: Bënë tunelin e Llogarasë, që të vidhnin 50 mln euro, aeroporti…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncoi skandalet e qeverisë në aferat korruptive që po hetohen nga drejtësia, duke nënvizuar se qëllimi dhe synimi i vetëm i pushtetit është vetëm vjedhja e parave të shqiptarëve. Duke iu referuar dy prej dosjeve më të bujshme nën hetim nga SPAK, të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe të AKSHI-t ai tha se po vidhet në mënyrë të papërmbajtur nga regjimi: “Ja tek e keni skandalin tjetër, asnjë tullë atje dhe vidhen miliona euro. Asnjë tullë dhe zhduken 75 mln euro duke fituar tenderin. Ja dosja tjetër, e AKSHI-t, miliona euro të vjedhura. Rrugët kushtojnë 5-fishi, dhjetëfishin e tyre. Urdhëroni, se si u shembën njëra pas tjetrës, të gjitha rrugët, ja ku i keni. Greqia po bën rrugën e re, 4...
Burimi:
sot.com.al