Dosja e AKSHI-t/ Apeli i Posaçëm shqyrton ankimimet për masat e sigurisë

Dosja e AKSHI-t/ Apeli i Posaçëm shqyrton ankimimet për masat e sigurisë

Apeli i Posaçëm shqyrton sot ankimet e bëra kundër masave të sigurisë nga të akuzuarit për abuzime me tenderët tek AKSHI. Në Apel, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoresha Hava Delibashi kundërshtojnë masat “arrest në shtëpi”. Zv.drejtori i Policisë së Tiranë, Erion Ismaili, kundërshton masën e “pezullimit nga detyra”. Ndërsa biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta kërkojnë të shfuqizojnë masën e “detyrimit paraqitje”. Për të njëjtën çështje janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Sipas SPAK, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.