Dosja ‘Balluku’ thellohet/  Lala zbulon lëvizjet e fundit të SPAK:  Priten prova të reja për..

Dosja ‘Balluku’ thellohet/ Lala zbulon lëvizjet e fundit të SPAK: Priten prova të reja për..

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një studio televizive, ka dhënë detaje mbi zhvillimet më të fundit lidhur me hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre. Sipas Lalës, krahas hetimeve për procedurat e tenderave me vlerë miliona euro, Prokuroria e Posaçme ka dërguar shkresa në disa institucione dhe banka, duke kërkuar informacion të detajuar për pasuritë e Ballukut dhe personave të lidhur me të. Në fokus të hetimit do të jetë verifikimi i burimeve të të ardhurave dhe evidentimi i çdo pasurie të pajustifikuar. Ajo theksoi se hetimi pasuror është kompleks, pasi zyrtarët e lartë kanë detyrim ligjor për deklarimin e të ardhurave, ndërsa prokurorët duhet të provojnë nëse ka mospërputhje apo të ardhura të pajustifikuara. Sipas saj,...